Pas ngjitjes në Serinë A, ëndrra e Breshias, klubi në të cilën aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj, ishte të transferonin Mario Balotelin. Në fakt, Breshia është qyteti në të cilën ‘Super Mario’ është rritur dhe në klub po mendonin ta shfrytëzonin lidhjen e sulmuesit me qytetin, në mënyrë për t’i dhuruar një surprizë tifozëve për rikthimin në elitën e futbollit italian.
Por, ka qenë vetë Baloteli ai që ka mohuar një rikthim të tij te Breshia, të paktën për këtë sezon. Ndërkohë, ka lënë të hapur opsionin për të qëndruar edhe një sezon në Francë, te Marseja.
“ Një ditë do të rikthehem te Breshia, në qytetin ku jam rritur por jo këtë verë. Më vjen keq që nuk arrita ta kualifikoja Marsejën në Kupat e Evropës. Është pendesa e vetme sepse mendoj se kam luajtur mjaftueshëm mirë. Transferimi te Marseja ishte një çlirim dhe do të më pëlqente të qëndroja, edhe pse ende nuk kam biseduar me presidentin”, tha Mario Baloteli.