Paris, 5 maj – Në një video të shkurtër prej 21 sekondash, origjina e së cilës është e panjohur, gazetari Olivie Duboa thotë se është rrëmbyer më 8 prill 2021 në Gao, Mali nga Grupi islamik GSIM, i lidhur me al-Kaidën në Magrebin islamist (AKIM). Informacionin e konfirmoi një përfaqësues zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, njofton korrespondenti i MIA-s.
“Po i drejtohem familjes time, miqve të mi dhe autoriteteve franceze të bëjnë gjithçka është në fuqinë e tyre që të më lirojnë”, thotë ai në video, ku paraqitet se si rri në një tendë, i veshur në veshje tradicionale.
Ministria e Punëve të Jashtme e Francës e konfirmoi zhdukjen e Olivie Duboa në Mali.
“Ne e konfirmojmë zhdukjen e Duboa në Mali. Jemi në kontakt me familjen e tij si edhe me autoritetet e Malit. Jemi duke i bërë verifikimet e zakonshme teknike”, konfirmoi MPJ e Francës.
Pas skenave, megjithatë, autoritetet franceze shprehin keqardhje të madhe që gazetarët ndërmarrin rreziqe të mëdha në kryerjen e profesionit të tyre.
Olivie Duboa në Mali është nga viti 2015, ai ishte korrespodent i javores Le Point dhe Liberasion, ai konsiderohet nga Reporterë pa kufij si “ekspert i kësaj fushe”. GSIM e cila pohon se e ka rrëmbyer, është një prej grupeve xhihadiste kryesore në Mali, lidhur me Al-Kaidën në Magrebin islamik (AKIM), që punon kryesisht në veri të vendit.