Një këngë ritmike verore është publikuar nga këngëtarja e njohur e muzikës shqipe Selvije Vehapi.
“Flak, flak”, titullohet projekti i fundit i cili është finalizuar me tekst nga Senka Nuhiu Qafleshi, muzika nga Pleurat Gashi e Nysret Hasani ndërsa video është realizuar nga MB Production.
Ndonëse ky nuk është projekti i saj i fundit ajo nuk do të ndalet me kaq, pasiqë Selvija gjatë kësaj periudhe do të realizojë edhe projekte të tjera.