Shkup, 19 tetor -Kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski dje në polici ka denoncuar se një i punësuar në administratë i ka ndryshuar bravat e hapësirave të arkivit dhe të komisionit për furnizime publike. “Dje në orën 14:40 , S.J kryetar i komunës së Karposhit, ka denoncuar se A.Z i punësuar në administratën e komunës së Karposhit, pa asnjë autorizim dhe njohuri i ka marrë çelësat nga hapësirat e arkivit dhe komisionit për furnizime publike dhe gjatë 24 orëve të fundit në mënyrë të paautorizuar i ka ndryshuar bravat, për ç’arsye administrata komunale nuk ka qasje deri te arkivi dhe komisioni për furnizime publike të komunës”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.