Ndërroi jetë 56 vjeçari I.Sh. nga Rramanlia, i prekur me Virusin Korona. I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin “8 Shtatori”, pasi u diagnostikua me CoVid-19 që nga 1 Prilli. Ndërkaq, të dhënat zyrtare tregojnë se pozitiv me këtë virus kanë rezultuar edhe 21 persona të tjerë nga Kumanova. Kjo e çon shifrën aktuale në 114 raste të infektuar dhe 5 të vdekur në rajonin e Kumanovës dhe Likovës.
Në ndërkohë, për 24 orë, 72 raste të reja janë evidentuar me koronavirus. Në Shkup 14, Kumanovë 21, Shtip 1, Prilep 9, Tetovë 12, Strugë 1, Veles 1, Manastir 2, Gostivar 1, Radovish 1, Krushevë 2 dhe Koçanë 7. Me këtë, numri i të prekurve nga koronavirusi në vend shkon në 555.