Një person ka humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar sonte gjatë përplasjes të drejtpërdrejtë të dy trenave në afërsi të Barcelonës.
Shërbimi katalonas për Gjendje të Jashtëzakonshme bëri të ditur se aksidenti hekurudhor ka ndodhur mes vendit San Visente de Kastelet dhe Manresa, në veriperëndim të Barrcelonës.
Zëdhënësja e Agjencisë për Mbrojtje Civile e Katalonjës, Xhoan Garsia informoi se deri te aksidenti ka ardhur kur, një tren është përplasur te tjetri”.
Tani për tani nuk ka më shumë detaje për aksidentin, që ka ndodhur në orën 18.20.(koha.mk)