Meksiko-Siti, 5 nëntor – Një grup i madh emigrantësh nga Amerika Qendrore i cili udhëton përmes Meksikës për në SHBA, arrit në Meksiko Siti dhe u strehuan në stadium, ku autoritet lokale kanë sjellë shtretër portativë, ushqime dhe medikamente.
Grupi i emigrantëve përbëhet nga mijëra banorë të disa shteteve amerikano qendrore.
Emigrantët arritën në Meksiko-Siti, i cili është rreth 500 kilometra larg nga kufiri më i afërt me SHBA-në. Karvani i parë i emigrantëve u nis para katër javëve nga Hondurasi.