Liverpooli do që të nënshkruajë me një mbrojtës në merkaton e verës. Trajneri Jurgen Klopp kërkon të mbyllë të gjitha “vrimat” në prapavijën e tij, pasi një “mur” si Van Dijk nuk mjafton i vetëm.
Gjermani ka hedhur sytë nga lojtari i Real Sociedadit, Diego Llorente, sipas gazetave në Spanjë. Ish-lojtari i Real Madridit ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh, por “Redsat” mund ta afrojnë për 30 milionë.
25-vjeçari mund të afrohet në Angli si zëvendësues dhe të plotësojë linjën e qendrës së mbrojtjes. Liverpooli ka vuajtur shumë këtë sezon me dëmtimet e Matipit dhe Lovrenit. Klopp është detyruar të aktivizojë mesfushorët Hederson dhe Fabinho në qendër të mbrojtjes dhe në sezonin e ardhshëm nuk dëshiron të rrezikojë me lëvizje të tilla.