Shkup, 26 dhjetor – Tridhjetëvjeçari S.M. nga Shkupi është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodh mbrëmë në mesnatë në bulevardin “Sërbia”, kur ka humbur kontroll mbi automjetin “Mercedes” të cilin e ka drejtuar dhe është përplasur me një shtyllë dhe billbord.
Pas aksidentit ka intervenuar edhe Brigada zjarrfikëse me dy automjete dhe pesë zjarrfikës.
S.M., siç informojnë nga MPB-ja me automjet të Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe ka qenë në rrezik për jetën.
Ekspertizë ka kryer një ekip i SPB – Shkup. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.