Shkup, 20 qershor – Një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Arhieskop Angelarij”, më saktë objektet në rrethinën e hyrës së epërme të Çarshisë së Vjetor të Shkupit në Komunën e Çairit nesër nga ora 8.30 e deri në orën 14.-30 do të mbesin pa energji elektrike.
Nga ora 9.00 e deri në 14.00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit Rashçe.
Siç informojnë nga Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerje në furnizimin me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin elektro-shpërndarës nga ana e ekipeve të “EVN Maqedoni”.