Gostivar, 8 janar – Një pjesë e madhe e qytetit të Gostivarit ka ngelur pa energji elektrike. Nga Kompania EVN deklarojnë për Gostivari Sot që sapo ka ndodhur një defekt në linjën e shpërndarjes dhe se janë marrë mase për sanimin e të njëjtit.
Nga atje njoftuan që për momentin pa energji elektrike ka ngelur pjesa qendrore e qytetit, rruga e Balindollit dhe rruga Mara Ugrinova apo pjesa tek Stacioni i Autubusëve si dhe lagja Lajthia.
Nga EVN thonë që po punohet në sanimin e problemit në terren. Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi rreth orës 21:20 dhe deri në raportimin e lajmit (21:40) vazhdon të mos ketë energji elektrike.