Shkup, 5 dhjetor – Shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Hristo Tatarçev” në komunën e Kisella Vodës nesër prej orës 8:30 deri në orën 11:30 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike.
Prej orës 9:30 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Svillare e Poshtme, ndërsa prej orës 11:30 deri në orën 14 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “1520” në komunën e Kisella Vodës.
Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkup, arsye për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e intervenimeve teknike të planifikuara në rrjetin elektro distribues nga ana e ekipeve të “EVN Maqedoni” SHA