Nikozia, 26 prill – Një burrë nga Qiproja e pranoi se i ka vr*arë shtatë gra dhe vajza. Mediat lokale publikuan se bëhet fjalë për vr*asësin e parë serik të këtij ishulli.
Dy trupat janë zbuluar në një minierë paraprakisht gjatë këtij muaji, ndërsa trupi i tretë është gjetur dje. Të gjitha ato janë shtetase të Filipineve. I dyshuari kryesor është një ushtar 35-vjeçar i cili i ka pranuar vrasjet ndërsa emri i tij nuk është publikuar akoma.
Viktima e cila është është gjetur, i dyshuari e ka njoftuar në një faqe për njoftimin e partnerëve. Ai dje i ka dërguar organet e hetuesisë në një vend në afërsi të kryeqytetit Nikozia dhe u ka treguar se ku është varrosur trupi.
Burri e ka pranuar se ka vrarë gra dhe vajza të tjera, gjithsej shtatë dhe ka filluar kërkimi i trupave të tyre.
Në mesin e të vrarëve është një grua nga India apo Nepali dhe një grua nga Rumania dhe vajza e saj tetëvjeçare. E zhdukur rezulton edhe një vajzë gjashtëvjeçare, vajzë e një prej grave të vrara.
Policisë së Qipros për hetimin është duke i ndihmuar edhe policia britanike.