Xhenaro Gatuzo është i papunë që nga koha kur u shkarkua nga stoli i Milanit dhe, është në kërkim të një skuadre të re. Gatuzo kërkon një skuadër me projekt ambicioz, për të ushtruar profesionin e trajnerit. Së fundmi interes për të marrë ish-teknikun e Milanit, kishte shfaqur Xhenoa, të cilët kanë marrë rezultate të dobëta në këtë fillim sezon.
Megjithatë tekniku 41-vjeçari refuzoi të marrë drejtimin e kësaj skuadre, pasi nuk i dukej projekt tërheqës ai i klubit xhenovez. Sipas “Tuttosport”, për trajnerin italian ka shfaqur interes Sampdoria, të cilët gjithashtu po kalojnë një formë të dobët.
Thuhet se klubi italian beson në aftësitë e Gatuzos dhe po mendojnë t’ia besojnë atij stolin e skuadrës së tyre.