Forcat Speciale të ROSU’së për momentin gjenden te liqeni i Ujmanit. Forcat Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës, sipas burimeve të Gaztës Express janë vendosur dhe e kanë rrethuar Liqenin e Ujmanit. Sipas burimeve, forcat e policisë janë futur atje përmes Qendrës për Ekologji dhe Zhvillime të Sporteve që gjendet në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Siç mëson Gazeta Express, aty janë vendosur rreth 60-të forca speciale të ROSU-së, të cilët kanë rrethuar Liqenin e Ujmanit.