Ndryshimet në lëkurë janë një dukuri natyrore dhe shkaku më i zakonshëm është mosha.
Ato nuk kanë të bëjnë me moshën e vjetër, por me plakjen e lëkurës. Lëkura i përgjigjet të gjitha ndryshimeve në trup dhe shpesh ndryshon, dhe në mënyra të ndryshme na jep njohuri se disa zakone ose kushte të jetës duhet të ndryshojnë, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Një gjë e tillë ndodh kur disa ndryshime ose probleme ndodhin te ne. Kjo është arsyeja pse lëkura është e prirë për skuqje të ndryshme, njolla dhe të ngjashme, shumë prej të cilave janë të padëmshme dhe përfundimisht zhduken edhe pa trajtim.
Ashtu si të gjitha ndryshimet e tjera, edhe njollat e kuqe në trup mund të shfaqen për disa arsye. Disa prej tyre nuk janë shqetësuese, ndërsa disave prej tyre duhet t’iu kushtojmë vëmendje