Nju-Jork, 4 shtator – Autoritetet izraelite për momentin mendojnë për sulm ushtarak ndaj Iranit, me ose pas miratim nga SHBA-ja, bëri të ditur Nju-Jork Tajms.
Ata besojnë se presidenti amerikan Donald Tramp do të mund të sjellë vendim që të mos kundërshtojë një sulm të tillë për dallim nga paraardhësi i tij Barak Obama, bëhet e ditur në artikullin e sotëm në të cilin janë dhënë hollësi për marrëdhëniet mes të dyja vendeve aleate të përballura me Republikën Islamike të Iranit gjatë dekadës së kaluar.
“Përsëri, pas më shumë se një dekade pasi të parët e ngritën temën me përfaqësuesit zyrtarë amerikanë, autoritetet izraelite mendojnë për mundësinë për sulm unilateral ndaj Iranit. Për dallim nga Bushi dhe Obama, ekziston bindje më e madhe se Trampi nuk do të kundërshtojë”, bëhet e ditur në raportin, në lidhje me përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit që të pengohet Irani që të zhvillojë armë bërthamore.
Nuk precizohet se çfarë caqe Izraeli mendon që të sulmojë, por shtohet se “skifterët në Izrael dhe Amerikë kanë kaluar më shumë se një dekadë duke u angazhuar për luftë kundër programit bërthamor të Republikës Islamike”. Izraeli me vite të tëra në mënyrë aktive përgatitej për sulm ndaj objekteve iraniane dhe ishte shumë afër ekzekutimit në vitin 2012, sipas gazetës amerikane.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu për Nju-Jork Tajms në gusht deklaroi se “pa mëdyshje” do ta lejonte sulmin në atë kohë, por nuk e ka pasur mbështetjen e nevojshme të qeverisë.