Nuk është që më ka munguar shumë, sepse unë këndoj që nga mosha e vogël dhe muzikën e kam gjithandej, ne këndojmë gjithmonë. E me një projekt të ri siç dhe erdha tashmë me vodeoklip… ndoshta i kam munguar paksa në këtë formë unë
Bisedoi: Blerand REXHEPI
I ka rënë një nur i bukur, më e hijshme se kurrë kjo falë edhe titullit nënë që vetë ajo e pranon se falë fëmijëve është zbukuruar më shumë. Aktore dhe këngëtare që ashtu edhe si u pa me rikthimin e saj me një projekt muzikor pas disa viteve ajo u vlerësua dhe u prit mjaft mirë, ku kënga “Për ty” u kthye në një hit duke u klikuar shumë. Kjo është artistja Nora Muçaj e cila për gazetën tonë rrëfen këtë sukses të këngës më të re, flet për jetën si nënë me plot lumturi përkrah një bashkëshorti dhe artisti të njohur, e ku na tregon se një ditë mund të kthehen edhe në duet së bashku. Por e quan kohën e duhur këtë rikthim në muzikë apo diçka tjetër si e vlerëson ajo dhe a mendon se një ditë do te rikthehet për të jetuar përgjithmonë në vendlindjen e saj?! Lexoni më poshtë intervistën për InfraRed të gazetës KOHA!
KOHA: Rikthehesh me një super baladë që po pritet shumë mirë, e lumtur për këtë?
Tepër e lumtur. Nuk ka më kënaqësi që njerëzit që më kanë ndjekur më kanë pritur dhe po e klikojnë dhe po e dëgjojnë këngën time më të re.
KOHA: Të kishte munguar muzika, skena?
Nuk është që më ka munguar shumë, sepse unë këndoj që nga mosha e vogël dhe muzikën e kam gjithandej, ne këndojmë gjithmonë. E me një projekt të ri siç dhe erdha tashmë me vodeoklip… ndoshta i kam munguar paksa në këtë formë unë.
KOHA: Pse pas aq vitesh? Ishte koha e duhur?
Thjesht u ndjeva që është koha të bëj diçka të bukur. Dhe po shihet se po pëlqehet e kjo më gëzon pa masë.
KOHA: Duket sikur të qenit tashmë edhe nënë sikur të ka dhënë më shumë hijeshi?
Dhe mua njësoj, fëmijët e mi janë hijeshia ime. Pa ta nuk do kishte kuptim jeta .
KOHA: Më trego miqtë dhe kolegët apo këngëtarët e tjerë të kanë përkrahur, kishte nga ata që as nuk u munduan ta bëjnë share?
Nuk është që unë muzikën time e bëj për treg, por e bëj me shpirt, por patjetër që më kanë përkrahur shumë dhe i falënderoj.
KOHA: Rikthimi yt në muzikë do të thotë se do të fokusohesh vetëm në këtë lloj arti apo aktrimi do të jetë kryesori për ty sërish?
Unë jam aktore dhe këngëtare, të dyjat i dua shumë do bëj art vetëm kur do inspirohem.
KOHA: Besoj se dhe bashkëshorti yt që e njeh shumë mirë këtë fushë, Marku të ka dhënë përkrahjen i pari?
Patjetër që po, gjithmonë kam pasur përkrahje nga Marku dhe vazhdoj të kem akoma.
KOHA: Kur dy artiste janë një çift të gjithë pyesin kur do të jetë një duet së bashku, e keni në plan?
Marku e ka lënë muzikën për momentin dhe merret me një tjetër profesion dhe unë e respektoj vendimin e tij, por një duet do ta sjellim patjetër së bashku një ditë .
KOHA: Na tregoni një ditë të zakonshme çfarë bën Nora atje ku jetoni?
Të them të drejtën, kam shumë punë me shtëpi, fëmijë, obligime gjithandej dhe punoj bashkë me Markun.
KOHA: Keni vendosur të jetoni jashtë vendlindjes, a mund të jetë një arsye e fortë që një ditë Nora mund të rikthehet për të jetuar në Kosovë përgjithmonë?
Ndoshta dhe një ditë do kthehemi nuk i dihet, Kosova është vendi im dhe e dua shumë.
KOHA: Ky vit po mbyllet ku do të jeni për festat e fundvitit, pranë familjes apo pranë fansave?
Për shkak të tragjedisë të popullit tim në Shqipëri, këtë vit nuk është shumë e hijshme që të ekspozohemi për festa. Faleminderit shumë me respekt dhe ju dëshiroj punë të mbarë ishte kënaqësi.