xShkup, 7 shkurt – Mbretëria e Norvegjisë në periudhën e ardhshme dyfish do ta rritë mbështetjen financiare për Republikën e Maqedonisë, informoi ambasadori norvegjez Arne Bjorstand gjatë takimit të sotëm me kryetarin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev.
Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për informim, ambasadori Bjorstand e informoi kryeministrin Zaev se pjesa më e madhe e mjeteve nga kjo rritje e konsiderueshme e pjesëmarrjes së Norvegjisë në inkurajimin e politikave të vendeve, do të orientohen drejt formimit të fondit për zhvillim socio-ekonomik të rajoneve të pazhvilluara në Republikën e Maqedonisë.
“Në takimin me kryeministrin Zaev, ambasadori i Norvegjisë theksoi se një pjesë e mjeteve financiare do të dedikohen edhe për proceset për përgatitjen e vendit për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe në mbështetjen e aspekteve interetnike në arsim që në Republikën e Maqedonisë zbatohen përmes organizatës Nansen dialog center”, theksohet në kumtesë.
Ambasadori Bjorstand dhe kryeministri Zaev kanë biseduar edhe për çështjet aktuale politike në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. Ambasadori norvegjez, shtohet, theksoi se Mbretëria e Norvegjisë me kujdes i ndjek ngjarjet dhe se shpreh urime për procesin e deritanishëm reformues në sferat kyçe në vend, si dhe për kontributin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë për progresin në zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit tonë.
Ambasadori Bjornstand e ka theksuar angazhimin e Qeverisë për bashkëpunim dhe për gjithpërfshirje në këto procese me opozitën.
Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm jashtëzakonisht të mirë me Mbretërinë e Norvegjisë, si dhe për mbështetjen që Republika e Maqedonisë e merr prej këtij vendi për reformat në vend, si dhe në integrimet euro-atlantike, citohet në kumtesë.