Oslo, 18 janar – Prej sot autoritetet në Norvegji vendosin test për Kovid-19 në pikat kufitare për të gjithë personat të cilët hyjnë në shtet, ndërsa të cilët në 14 ditët e fundit ishin në ndonjë vend me indeks të kuq të rrezikut.
Testi do të jetë PCR ose test i shpejtë antigjen dhe do të jetë falas. Përjashtim është parashikuar për fëmijët nën moshën 12 vjeçare, për qytetarët të cilët munden të dëshmojnë me dokument mjekësor se e kanë kaluar koronavirusin në 6 muajt e fundit ose për qytetarët me funksione vitale në shoqëri.
Qytetarët të cilët refuzojnë të testohen pa arsye bazë dhe nuk e lëshojnë Norvegjinë menjëherë, do t’u shqiptohet gjobë në para dhe do të vendosen në karantinë -hotel për periudhën e karantinës së obligueshme prej 10 ditëve.