Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim në kongresin e 6-të të zakonshëm të AK Partisë në qytetin Sivas, është shprehur se “Kudsi është drita e syve tanë, ne nuk do ta braktisim Kudsin në mëshirën e një vendi vrasës të fëmijëve. Ne Kudsin nuk do ta lëmë në ndërgjegjen e një shteti që nuk ka asnjë vlerë tjetër veçse të pushtojë dhe plaçkitë. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë të vendosur brenda kuadrit të ligjit dhe demokracisë”. Presidenti i Turqisë ka shtuar më tej se “dëshirojnë që ne të qëndrojmë të heshtur përballë kësaj tabloje, të qëndrojmë të tërhequr, të ulim kokën përballë padrejtësisë dhe presin që ne të pranojmë rendin e persekutimit që ata kanë ndërtuar mbi gjakun e fëmijëve, dhe gjithashtu kërkojnë që ne të zgjedhim rrugën e dorëzimit duke përdhosur vlerat tona”. “Për ne nuk ka rëndësi se kush është persekutuesi apo ai që persekutohet. Ne qëndrimin tonë nuk përcaktojmë sipas identitetit, gjuhës, fesë apo forcës së bashkëbiseduesve tanë, por ne e përcaktojmë atë duke vërejtur se kush është në të drejtë apo të gabuar. Ne nuk do të hezitojmë të qëndrojmë përballë mizorit edhe sikur ai të jetë vëllai ynë”, është shprehur Erdogan.