Tani që Princi Harry zbuloi vështirësitë e jetesës si anëtar i familjes mbretërore, rregullat e monarkisë janë kthyer sërish në vëmendjen e publikut. Në një dokumentar të shfaqur së fundmi në Apple TV, Harry foli për rregullat strikte që duhet t’i nënshtrohet çdo pjesëtar i familjes, disa të cilave janë thuajse e pamundur që të ndiqen në kohët moderne.
- Nuk mund të flesh nëse Mbretëresha është zgjuar. Anëtarët e familjes mbretërore nuk mund të flenë nëse Mbretëresha nuk është shtrirë ende.
- Nuk lejohen pantallonat e shkurtra. Meshkujt nuk mund të veshin pantallona të shkurtra pasi mbushin 8 vjeç.
- Ecet gjithmonë pas Mbretëreshës. Si kreu i familjes mbretërore, Mbretëresha ecën përpara të gjithëve.
- Gjithmonë duhet pasur kostum i zi me vete. Në çdo udhëtim, anëtari i familjes mbretërore duhet të ketë në valixhe të paktën një kostum të zi.
- Nuk lejohen “selfie”-t.
- Palltoja nuk hiqet. Anëtarëve të familjes mbretërore nuk u lejohet që të heqin palltot në publik.