Diego Godin është një nga mbrojtësit më të fortë në botë dhe sigurisht nuk dorëzohet para sprovave të jetës. Mbrojtësit i Atleticos së Madridit u dëmtua rëndë gjatë një dyluftimi ajror me portierin e Valencias Neto, duke humbur tre dhëmbë, duke u detyrua të braktiste fushën para kohe.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, uruguajani premtoi se do të kthehe shumë shpejt në dispozicion të Simeones, madje duke mos kursyer edhe batutën:
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse. Pas disa ditësh do të rinis stërvitjen. Duhet të më kuptoni se nuk mund të buzëqesh shumë!”