Pak ditë më parë mori dhënë lajmi se Yaya Toure ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Të gjitha mediet iu referuan një postimi të menaxherit të tij, i cili siguronte që klienti i tij kushte vendosur të thoshte mjaft. Mirëpo, për çudinë e të gjithëve, futbollisti nga Bregu i Fildishtë insiston se karriera e tij si lojtar profesionist ende nuk ka përfunduar. Yaya Toure siguroi se përtej deklaratave të menaxherit të tij, Selyuk, ai do të jetë në fushën e lojës edhe për disa vite të tjera. Angazhimi i fundit në fushë i tij ishte në dhjetor me Olympiacosin, ku u largua vetëm pas 4 muajsh, ndërsa ofertat për mesfushorin nuk mungojnë nga Major League Soccer dhe nga klube kineze.
Toure e nisi karrierën në Belgjike, te Beveren, më pas luajti për Metalurg Donjeck, Olympiakos e Monaco, për të shpërthyer në Spanjë me Barcelonën, para se të transferohej në Angli te Manchester City. Ka fituar 6 tituj kampionë në Greqi (1), Spanjë (2) dhe Angli (4). Kulmin e suksesin e ka arritur te Barcelona, ku fitoi Championsin League-n dhe Botërorin e Klubeve.
Në Premier League, me Citizens mban rekordin e saktësisë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i realizuar të 11 penalltitë që i mori përsipër për t’i ekzekutuar.