Shkup, 6 qershor – Në kuadër të projektit multietnik “Të gjithë jemi bashkë” sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup u mbajt ngjarje përfunduese në të cilën nxënësit nga shkolla fillore “Liria” në Komunën e Çairit, SHF “25 Maji” në Komunën Gazi Babë, SHF “Joakim Kërçovski” në Komunën Gjorçe Petrov dhe SHF “Kuzman Josifovski Pitu” në Komunën Kisella Vodë u prezantuan me disa pika muzikore në gjuhën shqipe dhe maqedonase.
Projekti realizohet me mbështetje nga Komuna Kisella Vodë, Fondi “Ndërtojmë ura” dhe Misioni i OSBE-së.
“Gjatë periudhës së kaluar fëmijët patën mundësi përmes aktiviteteve të cilat u zhvilluan në shkollat e tyre dhe jashtë prej tyre të përfitohen me miqësi të reja, të njihen më mirë, ndërsa përmes shoqërimeve mësuan edhe diçka më tepër për dallueshmëritë të cilat janë pasuria më e madhe e shtetit tonë. Ata debatuan, krijuan lojëra kolektive dhe folën për mbrojtje dhe ruajtje të mjedisit jetësor. Nxënësit me ndihmë të producentit të njohur Pleurat Gashi komponuan këngë të përbashkët në gjuhë shqipe dhe maqedonase, të quajtur “Të gjithë jemi bashkë”, kumtojnë nga shërbimi për shtyp i Komunës Kisella Vodë.
Kryetari i Komunës Kisella Vodë, Filip Temellkovski tha se qëllimi i projektit është rritja e respektit multietnik dhe bashkëpunimi mes të rinjve, si një nga parimet themelore të një Evrope moderne drejt së cilës synojmë.
Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja theksoi se me këtë projekt kanë bashkuar nxënës nga katër shkolla nga komuna të ndryshme me qëllim që të krijojnë kontakte të reja dhe të ndërtojnë miqësi të reja me fëmijë të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme.
“Ne në OSBE besojmë se ndërlidhja e nxënësve nga bashkësi të ndryshme është me rëndësi të madhe. Kjo ndihmon të krijohet një shoqëri më kohezive dhe t’i përgatisë të rinjtë nga të gjitha bashkësitë etnike në vend për të ardhmen e tyre në një Evropë të integruar, por të llojllojshme. Prandaj, ne vazhdojmë ta mbështesim Fondin ‘Ndërtojmë ura’ së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe përmes bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Do të doja t’Ju falënderohem Juve nxënësve sepse shtritë dorën dhe sepse ndërtoni ura të cilat do ta formësojnë të ardhmen e këtij vendi të mrekullueshëm. Në të njejtën kohë i uroj mësimdhënësit për punën dhe angazhimin e përkushtimin e tyre në arritjen e një qëllimi të këtillë të rëndësishëm. Shpresoj se do ta sendërtoni këtë përvojë dhe do të vazhdoni të ndërtoni ura të cialt do ta bëjnë këtë vend më të fuqishëm dhe më prosperues – ne do të vazhdojmë të Ju mbështesim në këto veprime”, tha Koja. (koha.mk)