Epidemia e obezitetit mund të rrisë shkallën e çrregullimit të periodave tek vajzat adoleshente. Përveç kësaj sipas raportit të Universiteti të Kolorados, kjo gjendje mund të shkaktojë dhe dhembje të forta gjatë asaj periudhe.
Ndërsa obeziteti është i njohur për të shkaktuar probleme riprodhuese në gratë e rritura, shumë pak kërkime janë bërë në efektet e saj tek vajzat e reja.
Hulumtuesit paralajmëruan se kjo prirje mund të çojë përfundimisht në një shtrirje të infertilitetit dhe metodat aktuale të trajtimit – nga medikamentet në ndryshimet e jetesës, janë pothuajse të kota në ndreqjen e periodave të parregullta.