Gjenevë, 30 mars – Bllokadat dhe masat e zbatuara në Itali gjatë dy javëve të fundit duhet ta stabilizojnë epideminë e koronavirusit, por do të nevojitet ndjekje e kujdesshme. Këtë e deklaroi sot drejtori ekzekutiv i OBSH-së Majk Rajan.
“Shpresojmë se Italia dhe Spanja pothuajse janë në atë nivel, por virusi nuk do të tërhiqet vetvetiu, ai duhet të zvogëlohet përmes përpjekjeve shëndetësore publike”, tha Rajan në konferencën për shtyp.
Duke folur për Italinë, ai tha se duhet të shihet stabilizimi.
“Rastet që i shohim sot janë reflektim i ekspozimit prej para dy javësh”, theksoi Rajan.