Gjenevë, 18 janar – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka arrit progres në negociatat me kompaninë “Fajzer” për përfshirjen e vaksinës së tyre kundër Kovid-19 në portofolin e vaksinave që do të shpërndahen në vendet më të varfra, ka deklaruar sot këshilltari i lartë i OBSH-së, Brus Ajlvard.
“Ne jemi në bisedime detajore me kompaninë ‘Fajzer’. Besojmë se do të kemi qasje deri te ai produkt shumë shpejt”, ka thënë Ajlvard në takimin e Këshillit ekzekutiv të OBSH-së.
Skema e shkëmbimit të vaksinave të OBSH-së- Kovaks duhet të fillojë me shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra me të ardhura mesatare në shkurt.