Kirurgjia është e kundërta e argëtimit, ç’ka përbën edhe arsye të mjaftueshme pse duhet të dini të paktën se si ta merrni veten sa më shpejt pas një operacioni. Një tjetër mënyrë për t’u siguruar që çdo gjë të shkojë mirë, ndërsa jeni ende jashtë sallës, është të planifikoni operacionin tuaj për më herët gjatë ditës, sipas një studimi të ri të botuar në Neurosurgery. Hulumtuesit e Universitetit të Miçiganit në regjistrin mjekësor të 15.807 pacientëve të cilët iu nënshtruan neuro-kirurgjisë midis viteve 2007 dhe 2014 në sistemin shëndetësor të Universitetit; ata identifikuan 785 incidente të komplikacioneve që ishin raportuar nga fakulteti dhe neurokirurgët rezidentë, të cilët pastaj u krahasuan me kohën e fillimit të operacionit. Studiuesit zbuluan se pacientët, procedura e të cilëve filloi mes orës 21:00 dhe 7:00 në mëngjes, kishin 50 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar komplikime, krahasuar me pacientët me një kohë fillestare kirurgjikale pas orë 7 paradite deri para 9 në mbrëmje.
Hulumtimet e mëparshme arritën përfundime të ngjashme. Një studim pesëvjeçar i Federatës Botërore të Shoqërive të Anestezistëve, të paraqitur në Kongresin Botëror të Anestezistëve 2016, zbuloi se pacientët që iu nënshtruan kirurgjisë gjatë natës kishin dyfish më shumë gjasa të vdisnin sesa pacientët që operoheshin gjatë orëve të rregullta të punës, raportoi ScienceDaily. Një shpjegim i mundshëm për gjetjet e tyre është “efekti pas orëve”, i njohur gjithashtu si “efekti i fundjavës”: Kur një detyrë është bërë jashtë kohës “normale” (pra pas orarit ose në fundjavë), rezultatet për atë detyra janë statistikisht më të këqija. Elementet e mundshme që kontribuojnë në “efektin pas orëve” mund të jenë çështjet e personelit në spital, vonesat në trajtim për shkak të më pak dhomave operative në dispozicion, ose kirurgët dhe ofruesit e kujdesit mjekësor që kanë më shumë gjasa të përjetojnë lodhje gjatë anestezisë dhe kirurgjisë.
Kryesori i kërkimit Aditya S. Pandey, MD, profesor i asociuar i Kirurgjisë Neurologjike në Universitetin e Miçiganit, pranon se “efekti pas orëve” është një faktor potencial, por mund të ketë shpjegime të tjera. Për shembull, pacientët që trajtohen pas orarit të zakonshëm të punës mund të jenë më të sëmurë sesa pacientët e trajtuar gjatë orëve të zakonshme të punës në mënyra që autorët nuk ishin në gjendje të matnin, gjë që çon në rritje të niveleve të komplikimeve. “Ne duhet të vazhdojmë të studiojmë këtë marrëdhënie ndërsa synojmë të minimizojmë komplikimet lidhur me kirurgjinë”, tha Pandey për EurekAlert! “A do të thotë kjo se sistemet shëndetësore duhet të investojnë më shumë në lidhje me rritjen e numrit të ekipeve kirurgjikale dhe dhomave operative për të lejuar që proporcioni më i madh i operacioneve të kryhet gjatë orëve të ditës? A duhet të stabilizohen dhe të kryhen rastet urgjente gjatë orëve të ditës? Këto janë pyetje të rëndësishme që duhet të ngrihen ndërsa vazhdojmë të solidifikojmë marrëdhënien midis kohës fillestare të kirurgjisë dhe ndërlikimeve kirurgjikale”.