Përfaqësuesit e opozitës siriane arritën të dakordohen për të dërguar delegacion të përbashkët në negociatat e ardhshme me Qeverinë siriane në Gjenevë nën mbështetjen e KB-së. “Arritëm marrëveshje me organizata tjera opozitare për të dërguar delegacion të përbashkët që të marrë pjesë në negociatat e drejtpërdrejta në Gjenevë”, deklaroi Basma Kodman, anëtari i Koalicionit nacional të revolucionarëve sirianë dhe forcave opozitare. Ai shtoi se sot do të mbahet takim i ri, në të cilin do të përcaktohen përfaqësuesit e delegacionit opozitar prej 50 anëtarëve, që do të nisen në qytetin zviceran.