Bukuresht, 4 nëntor – Kryeministri i ri i Rumanisë, Ludovik Orban, Brukselit do t’ia propozojë eurokomesarin rumun pas konsultimeve me presidentin Klaus Johanis, por nominimi, siç deklaroi, “do të bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, transmeton gazeta KOHA.
“Vendimin do ta sjellim sa më shpejtë të jetë e mundur, pas bisedës me presidentin. Propozimi do të jetë më i miri për Rumaninë”, tha Orban para gazetarëve pasi qeveria e tij fitoi besimin në Parlament.
Orban nuk foli për emrat e kandidatëve rumunë për eurokomisar, transmetojnë mediumet britanike.(koha.mk)