Shkup, 30 korrik – Në seancën e sotme Qeveria ka emëruar për drejtor të SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë – Transport, zëdhënësin njëherësh edhe anëtarin e Kryesisë Qendrore të Alternativës, Orhan Murtezanin, njofton Koha.mk
Orhan Murtezani i njohur në opinion si zëdhënës për një kohë të gjatë është ndër themeluesit e Alternativës. Ka lindur në Saraj të Shkupit. Me profesion është ekonomist, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin ‘’Shën Qirili dhe Metodi në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i ka vijuar në Univesitetin ‘’Marmara’’ në Stamboll në drejtimin Menaxhim dhe Organizim. Gjithashtu e flet rrjedhshëm edhe gjuhën Angleze dhe Turke.
Gjithashtu opinioni e njeh edhe si intelektual përmes paraqitjeve të shumta televizive, analizave dhe opinioneve të publikuara në revistat, gazetat dhe platformat e ndryshme elektronike në vend.(koha.mk)