Tashmë nuk kishte dyshime se Mesut Ozil është transferuar te Fenerbahce. Edhe vet lojtari e kishte konfirmuar një gjë të tillë. Tani, edhe klubi turk e ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e ish-yllit të Real Madridit. “Është arritur një marrëveshje me klubin e Arsenalit për transferimin e futbollistit profesionist, Mesut Özil në klubin tonë” – thuhej në komunikatë.
Menjëherë pasi u zyrtarizua si futbollist i Fenerbahces, turku me pasaportë gjermane, ka dal me një letër të hapur ku u është drejtuar tifozëve duke u thënë se do të jetë “Topçi” për jetë.
“E kam të vështirë ta shkruaj me fjalë dashurinë që e ndiej për klubin dhe tifozët. Si mund t’i përshkruaj tetë vjet mirënjohjeje në një letër të vetme? “Do të jem topçi përjetë – nuk ka asnjë dyshim për këtë. Arsenali është një klub klasi dhe prestigji, diçka që e kam ndier çdo herë që kam shkelur në fushë. Lojtarët, stafi dhe menaxhmenti vijnë e shkojnë, por vlerat e klubit dhe tifozët do të mbesin përgjithmonë”, shkruan në letrën e tij Ozil.
Ozili iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në vitin 2013 për një shumë rekorde për klubin atë botë, 45 milionë euro. Në “Emirates” ai kaloi rreth tetë vite duke bërë gjithsej 184 paraqitje në Premier League dhe duke shënuar 33 gola.