Për shkak të intervenimeve të caktuara teknike pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të komunave Aerodrom, Karposh dhe Gjorçe Petrov, informoi nga QRMK Shkup. Prej 08:30 deri në 14:30 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rr. Todor Çangov, rr. 21, ndërsa nga 8:30 deri në 11:00, shfrytëzuesit e rr. Mite Bogoevski (nr.10,12 dhe 14) në komunën Aerodrom.
Në periudhën prej orës 08:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të jenë pjesë e shfrytëzuesve nga lagjja Momin Potok drejt Motoqendrës në komunën Karposh. Nga QRMK Shkup informojnë se nga ora 08:00 deri në 12:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Nikishtan, ndërsa nga 09:00 deri në 10:00 edhe një pjesë e fshatit Orman në Komunën Gjorçe Petrov.