Raundi i fundit i negociatave midis Moskës, Kievit dhe Brukselit për transit të gazit drejt Evropës në vigjilje të dimrit nuk solli përparim, shprehu zhgënjim komisari i obliguar për Unionin energjetik Marosh Shevçoviç.
Marrëveshja e tanishme përfundon në fund të vitit dhe bëhet gjithnjë e më urgjente për t’u arritur kompromis mes tre palëve, edhe pse BE-ja e qetëson opinionin se është e gatshme edhe për skenare të rrezikshme.
Të tre palët duhej të dakordohen për parimet bazë të marrëveshjes së ardhshme për transit të gazit, siç janë sasia, çmimet dhe afatet. Eurokomisari Shefçoviç e akuzoi direkt Rusinë për qasje jokonstruktive për shkak të asaj që ka kërkuar kohë dhe dokumente shtesë.
Moska ka kërkuar edhe të diskutohet për çështje të cilat nuk janë në parim pjesë e këtyre negociatave, siç është shitja direkte e gazit rus në Ukrainë.
“E kam përgatitur takimin trilateral sot në mënyrën e cila do të na mundësonte të arrijmë përparim pozitiv përderisa kishte vullnet politik nga të gjitha palët”, deklaroi komisari pas mbledhjes.
Raundi i ardhshëm është parashikuar gjatë nëntorit, Komisioni Evropian mbetet i bindur se është e mundur marrëveshje në kohë.