Shkup, 22 janar – Neto paga mesatare për të punësuar në nëntor të vitit 2019 arrin 25.787 denarë, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Neto paga mesatare mujore për të punësuar në nëntor të vitit 2019, krahasuar me nëntorin e vitit 2018, shënon rritje prej 5,1 për qind.
Rritja e këtillë është falë, para se gjithash rritjes së neto pagës mesatare të paguar për të punësuar në sektorët: transport dhe deponim për 9,5 për qind, industrinë përpunuese 8,9 për qind dhe veprimtaritë e sigurimit shëndetësor dhe social, 8,2 për qind.
Rritja e neto pagës mesatare të paguar mujore për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: veprimtaritë administrative dhe ndihmëse shërbyese për 3,8 për qind, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike për 2,1 për qind dhe objektet pët akomodim dhe veprimtaritë e serviseve të ushqimit për 1,6 për qind.
Neto paga mesatare për të punësuar, në nëntor të vitit 2019, arrin 38.319 denarë.