Pakistani ka mbyllur sot hapësirën e tij ajrore për shkak të rrezikut nga konflikti më i madh me Indinë fqinje, kumtoi Drejtoria për Fluturime Civile dhe Zyrtarë Ushtarakë në vend.
Drejtoria e Pakistanit për Fluturime Civile (SAA) konfirmoi se “zyrtarisht është mbyllur hapësira ajrore deri në urdhrin e ardhshëm”, ndërsa vendimi është sjellë “për shkak të situatës së re të krijuar”. Të gjitha kompanitë ajrore janë informuar për “ndërprerje të fluturimeve deri në urdhrin e ri”.
Gjithashtu, edhe autoritet ajrore indiane kanë mbyllur së paku pesë aeroporte, ndërsa dhjetëra fluturime janë anuluar.
Forcat e armatosura të Pakistanit sot rrëzuan dy aeroplanë ushtarakë indianë, për të cilët thuhet se kishin hyrë në hapësirën ajrore të Pakistanit.(koha.mk)