Shkup, 9 maj – Botuesit janë të kënaqur nga Panairi i sivjetshëm i librit, i cili përfundon sonte, me vlerësim se edhe pse është në lokalitet të ri e ka mbajtur nivelin e vitit të kaluar të vizitueshmërisë , ndërsa në VIP Arena “Boris Trajkovski” i kanë pasur kushtet e nevojshme.
Konsiderojnë se salla e sportit nuk është e përshtatshme për manifestime panairi, por duke pasur parasysh rrethanat, kjo hapësirë e zëvendësuar, sipas tyre, ka qenë zgjidhja më e mirë sepse është siguruar kontinuiteti i panairit, i cili në këtë edicion feston 30 vjetorin.
Sipas të dhënave nga Panairi i Shkupit, vizitueshmëria madje e ka kaluar edhe vitin 2017. Përfundimisht me ditën e djeshme të fundit, në panair ka pasur 44.300 vizitorë, nga të cilët 21.500 nxënës.