Majami, 25 mars – Pronarët e dyqaneve për armë asnjëherë më parë nuk kanë parë rritje të tillë të shitjes së armëve në Floridë, si tani pasi koronavirusi po përhapet mbarë vendin. Paraprakisht shitja nuk ishte kaq intensive as pas sulmeve terroriste mbi kullat binjake në Nju-Jork më 11 shtator të vitit 2001, as pas të shtënave masive, dhe madje as kur uraganet kërcënonin se do ta rrafshojnë me tokën Floridën jugore, shkruan gazeta “Majami Herald”.
Sipas shitësve dhe pronarëve të dyqaneve për armë, si dhe të institucioneve kompetente, frika dhe pasiguria nga përhapja e infektimit i motivojnë njerëzit të blejnë armë dhe municion, sepse frikësohen nga paligjshmëria, vjedhjet, lufta rreth ushqimit, ilaçeve, vendeve për strehim…
“Shitja jonë është rritur për 80 për qind, me rritje të madhe të blerësve të cilët për herë të parë kanë vendosur të armatosen, frikësohen nga rritja e numrit të shkelësve, papunësisë, varfërisë…”, deklaroi Alek Elenberg, menaxher i dyqanit për armë Çarli.
Logjika e tij është, siç thotë, nëse nuk mundeni ta mbroni shtëpinë dhe familjen, për çfarë atëherë jeni të mirë.
SHBA-ja është vendi me nunër më të madh të armëve për kokë banori në botë, sepse 40 për qind e amerikanëve theksojnë se posedojnë pistoletë apo jetojnë në familje ku ka armë.
Vetëm të premten kërkesa për armë është rritur në 13.192 kërkesa nga 2.646 vitin e kaluar në periudhën e njëjtë, ndërsa gazeta “Majami Herald” thekson se e njëjtë është gjendja në të gjithë SHBA-në.(koha.mk)