Papa Françesku ka lansuar një aplikacion që inkurajon katolikët nëpër botë të luten me të.
“Kliko për Lutje” u tregon përdoruesve se për çfarë po lutet Papa, në ndonjë rast të ndonjë katastrofe natyrale apo lufte, ashtu që përdoruesit t’i bashkohen lutjeve të tij.
Mijëra njerëz e përcollën prezantimin e aplikacionit të Papës në Sheshin “St Peter”.
Ai me këtë rast tha se “sot ka dy dhimbje në zemër”, duke iu referuar Kolumbisë dhe Mesdheut. Kolumbisë iu referua për shkak të një bombe që vrau 20 policë dhe Mesdheut për shkak të përmbytjes së 170 migrantë humbën jetën.
“Interneti është mënyrë për të qenë në kontakt me të tjerët, për të ndarë vlerat dhe projektet dhe për të shprehur dëshirën për të formuar një komunitet”, ka thënë ai.
Aplikacioni është në dispozicion në gjashtë gjuhë.