Shkup, 30 mars – Sektori për punë të brendshme Shtip deri te Prokuroria Themelore Publike Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër L.B. (57) nga Shtipi, i punësuar në MPB, për shkak të dyshimit për “marrje të ryshfetit”, ndërsa gjykatësi në procedurën paraprake i ka caktuar edhe paraburgim nëm kohëzgjatje prej 30 ditëve.
L,B. më 23 mars të këtij viti nga një shtetas i huaj ka kërkuar 300 euro që të parashtrojë Kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse për shkelje të kryer nga Ligji për të huaj për të cilën gjoba në të holla është 540 euro deri në 1.600 euro. Paratë i ka marrë më 28 mars në hapësirën e tij të punës.