Liverpooli nuk meritoi një humbje 3-0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League, të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”. Skuadra e Jurgen Kloppit dhuroi një paraqitje dinjitoze, por dy gola të vonshëm nga Lionel Messi vulosën fatin e takimit, transmeton Periskopi, transmeton gazeta Koha. Mirëpo, një lojtar të cilin mund të mos e keni vërejtur shumë gjatë 90 minutave është Sergio Busquets. Si gjithmonë, mesfushori defanziv kreu punën e tij në qetësi, por me efektivitet të jashtëzakonshëm.
Busquets është lojtar krucial për stilin e lojës që praktikon Barca, duke shkatërruar sulme të kundërshtarit, derisa i krijon ato për skuadrën e tij, duke gëzuar autoritet dhe reputacion të madh në mesin e futbolldashësve. Fatmirësisht, dikush ka krijuar një video përmbledhëse të paraqitjes së tij kundër Liverpoolit, derisa ka shkuar menjëherë viral në rrjetet sociale. “Ju e shikoni ndeshjen, nuk e shihni Busquetsin, e shikoni Busquetsin, e shihni tërë ndeshjen,” janë fjalët me të cilat është përshkruar video.
Sergio Busquets performance vs Liverpool today defines why the best players on the planet are the most intelligent ones. "You watch the game, you don't see Busquets, you watch Busquets, you see the whole game". Effective, intelligent & disciplined in his decision making.#BARLIV pic.twitter.com/CUVo9DBfRO
— Football Analysis (@obsessfooty) May 2, 2019