Pas një debati tërë ditor, me shumicë të madhe dhe mbështetje nga partia Demokracia e Re në pushtet dhe partia Lëvizja e ndryshimit, parlamenti grek pas orës 2 pas mesnate, e votoi ligjin e ri për procedurën e dhënies së azilit, njoftoi korrespondentja e MIA-së nga Athina.
Kundër ligjit ishin SYRIZA, Partia Komuniste, Zgjidhja Greke dhe MERA25.
Në diskutimin e gjatë në parlament fjalë morën liderët e partive politike, ministrat nga qeveria dhe rreth 85 deputetë, ndërsa fjalime të tyre kishin edhe kryeministri grek, Kirjakos Micotakis dhe lideri i partisë opozitare “SYRIZA”, Aleksis Cipras të cilët u përfshinë në diskutime të nxehta dhe bënë një seri akuzash të ndërsjella në lidhje me çështjen e emigrantëve – refugjatëve.
Sipas dispozitave të ligjit të ri, procesi i dhënies së azilit në Greqi, po bëhet më i shpejtë dhe më rigoroz me çka qeveria greke mendon se do të jetë edhe më efikas.