Kuvendi i Malit të Zi do të nisë procedurë për të vërtetuar nëse presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq e ka shkelur Kushtetutën kur nuk ia ka dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re Miodrag Lekiqit, informoi agjencia MINA.
Parlamenti dje me votat e 41 deputetëve e miratoi nismën për ngritjen e procedurës me të cilën duhet të konfirmohet nëse Gjukanoviqi e ka shkelur Kushtetutën.
Kryetarja e Kuvendit, Daniella Gjuroviq, deklaroi se kërkesa do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të marrë vendim nëse presidenti i shtetit e ka shkelur Kushtetutën ose jo.
Në nismë bëhet e ditur se pas votimit të mosbesimit në qeverisë së 43-të më 19 gusht, Gjukanoviq nuk i ka propozuar Parlamentit kandidat të ri për kryeministër, që është detyrimi i tij kushtetues.
Nënshkruesit e nismës vlerësojnë se Gjukanoviqi “padyshim” e ka shkelur Kushtetutën e për këtë kërkojnë që Kuvendi i Malit të Zi të fillojë nismë për të vërtetuar nëse ka veprim antikushtetues nga shefi i shtetit.