Një pasim i bukur nga Andres Iniesta në minutën e 75-të ka bërë që të heshtet Stamford Bridge, pasi Lionel Messi la vulën e tij edhe në këtë stadium. Ishte hera e parë e sulmuesit argjentinas që shënon ndaj Chelseat. Ai kishte bërë njërën prej paraqitjeve më të mirë të tij në Ligën e Kampionëve në sezonin 2005/06, por nuk artriti ta shkruajë emrin në listën e realizatorëve. U deshën nëntë ndeshje dhe 30 goditje në portë, që Messi të shënojë për herë të parë ndaj Chelseat. Ai e festoi me pasion golin e tij, pasi ishte një çlirim edhe nga presioni që kishte, pasi shumë shkrime ishin shkruar për të, për këtë problem të tij.
Goli i Messit mund ta dërgojë Barcelonën në çerekfinale, por edhe me një ndeshje kthyese, argjentinasi mund ta kthej në zakon shënimin e golave ndaj londinezëve. Ndeshja u mbyll 1-1, pasi që Willian kishte shënuar paraprakisht, ndërsa pas tri javësh zhvillohet ndeshja kthyese.