Londër, 3 dhjetor – Nafta në bursat botërore javën e kaluar është shtrenjtuar për rreth një për qind, që ishte shtrenjtim i parë i “arit të zi” pas shtatë javëve rënie të çmimeve të saj.
Shtrenjtimi i naftës, sipas ekspertëve, ka të bëjë në shpresën e investuesve se Organizata e Vendeve Eksportuese e Naftës (OPEK) dhe partnerët e saj këtë javë do të dakordohen për uljen e prodhimit ditor të energensit, me qëllim që ta ruajnë nivelin e qëndrueshëm të çmimeve të saj.
Në bursën londineze, nafta e Detit Verior javën e kaluar u shtrenjtua për 1,1 për qind në 59,45 dollarë për barel, derisa në Nju-Jork çmimi i naftës “së lehtë” amerikane është rritur për një një për qind në 50,93 dollarë për barel.
Çmimet e naftës gjatë shtatë javëve të kaluara janë ulur për rreth 30 për qind, si rezultat i rritjes së prodhimit të anëtareve të OPEK-ut, pas vendimit të SHBA-së për ripërtëritjen e sanksioneve ndaj Iranit, të cilat përfshijnë edhe eksportin e energensit. megjithatë, eksporti iranian i naftës nuk u pakësua aq sa pritje, që solli deri në tepricë të ofertës së energensit në treg.
Rritja e prodhimit të naftës rezultoi edhe me rritjen e rezervave të naftës në SHBA, Rusi dhe në anëtaret e OPEK-ut, që gjithashtu ndikon në vlerën e energensit.
Në kushte të këtilla pritet në seancën e OPEK-ut më 6 dhjetor në Vjenë të shqyrtohet mundësia për uljen e prodhimit ditor të naftës për rreth një dhe 1,4 milionë barelë.
Prodhimi i naftës argjilore në SHBA javën e kaluar arriti 11,7 miliona barelë rekord në ditë.