Shkup, 13 shkurt – Pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me ministrin e Kulturës, Asaf Ademi do të dihet nëse do të pezullohet një pjesë e konkursit të Ministrisë së Kulturës i cili hasi në reagime ditëve të kaluara. Takimi, siç deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, me siguri do të realizohet të premten.
“Pas kthimit nga rruga zyrtare e ministrit Ademi do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe pas këtij takimi do të dihen hapat e mëtejme. Nëse do të ketë pezullim të një pjese të konkursit do të dihet pas takimit të punës”, theksoi Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjeve së gazetarëve në konferencën e rregullt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)