Një moment i sikletshëm në Lojërat Olimpike Dimërore. Në disiplinën e patinazhit, sportistja Papadakis është bërë protagoniste gjatë garës në çift. Fustani i saj u gris gjatë garës, duke zbuluar më shumë se ç’duhej. Kërcimtarja mbi akull e përfaqësueses së Francës vazhdoi të garonte përtej vështirësisë. “Ishte një moment i sikletshëm, një makth. Por duhet të ruaja qetësinë”, tha ajo pas garës.