Birmingham City është i gatshëm që ta transferojë ish-sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato. Braziliani është lojtar i lirë që nga muaji gusht, prej kur u largua nga klubi brazilian Sao Paulo. Ai ka qenë pjesë e disa skuadrave në Evropë si Chelsea, Milan dhe Villarreal. Klubi nga Championship – kategoria e dytë e futbollit anglez – Birmingham ka shprehur interesim për yllin brazilian, por pritet të përballet me konkurrencë për shërbimet e tij nga disa skuadra nga Italia, si Genoa dhe Spezia.
Po ashtu, Silvio Berlusconi dhe Adriano Gallianit dëshirojnë që të ribashkohen me brazilianin në klubin e tyre të ri Monza, pasi dikur ishin pjesë e Milanit së bashku.