Athinë, 8 korrik – Lideri i Demokracisë së Re, partisë fituese në zgjedhjet e djeshme, nga presidenti Greqisë e mori mandatin për formimin e qeverisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Presidenti i shtetit, zoti Prokopis Pavlopulos pas takimit me kryetarin e Parlamentit, zotëri Nikos Vucis dhe kumtimi nga ana e tij për sistemimin e forcave partiake në parlament në bazë të rezultateve nga zgjedhjet e 7 korrikut, në telefon ka biseduar me kryetarin e Demokracisë së Re, zotëri Kirjakos Micotakis dhe ia ndau mandatin për formimin e qeverisë sipas nenit 37, paragrafi 2 nga Kushtetuta”, kumtojnë nga kabineti i Presidentit të Greqisë.
Kiriakos Micotakis në orën 13 sipas kohës lokale do të jap betimin solemn në pallatin presidencial.